Kryetari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, lidhur me deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin se do të vendosin armë bërthamore taktike në Bjellorusi tha se “Kremlini ka marrë peng Bjellorusinë në aspektin bërthamor”.
Në një deklaratë përmes medias sociale, Danilov këtë deklaratë të Putinit e ka cilësuar si një “hap drejt destabilizimit” të Bjellorusisë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“(Deklarata e Putinit për armën bërthamore taktike në Bjellorusi) Do të çojë në nivelin më të lartë perceptimin negativ të Rusisë dhe Putinit në shoqërinë bjelloruse dhe mospranimin në opinionin publik”.
Putin tha se do të vendosin armën bërthamore taktike në Bjellorusi. “Këtë do ta bëjmë pa shkelur përgjrgjësitë tona ndërkombëtare lidhur me parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore”, tha presidenti rus./FolDrejt/