Danimarka dhe Holanda do t’i dhurojnë së bashku Ukrainës 14 tanke Leopard 2, njoftuan sot të dy vendet.
Tanket Leopard 2A4, të cilat do të blihen nga një palë e tretë dhe do të rinovohen, pritet të dorëzohen në tremujorin e parë të vitit 2024, thanë të dy vendet në një deklaratë të përbashkët, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Është absolutisht thelbësore për shpresën se Evropa do të jetë paqësore dhe e sigurt, që ne të mos lejojmë që ukrainasit të shkojnë vetëm në luftë,” tha ministri i Mbrojtjes në detyrë i Danimarkës Troels Lund Poulsen./FolDrejt/