Personat e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 mund të hyjnë në Danimarkë nga 1 maji.
Danimarka do të lejojë shtetasit nga vendet në Bashkimin Evropian dhe Zonën Shengen të hyjnë në vend nga maji nëse janë vaksinuar kundër Covid-19.
Qeveria e Danimarkës ra dakord me parlamentin për një plan për të rihapur gradualisht kufijtë e vendit Nordik, duke filluar nga 21 Prilli.
Që nga 1 maj, personat e vaksinuar plotësisht, përfshirë turistët, në vendet e BE-së ose Shengenit me norma të ulëta infeksioni do të lejohen të hyjnë në Danimarkë pa asnjë kërkesë që ata të paraqesin një test negativ Covid-19 ose të kalojnë në karantinë.