Danimarka do të vendosë gradualisht taksa mjedisore mbi trafikun ajror të pasagjerëve nga viti 2025 për të mbështetur financiarisht tranzicionin e gjelbër të industrisë së saj të aviacionit, njoftoi sot qeveria e vendit.
Në nëntor, qeveria daneze propozoi vendosjen e një takse për trafikun ajror të pasagjerëve në shumën mesatare prej 100 korona daneze, ose 13.4 euro, raporton Reuters.
Kopenhaga dëshiron që të gjithë avionët që operojnë në Danimarkë të përdorin vetëm karburante të qëndrueshme për mjedisin deri në vitin 2030.