Pavarësisht rritjes së presionit nga ligjvënësit dhe organizatat e shoqërisë civile, Danimarka do të shtyjë përpara përpjekjet për të kthyer refugjatët në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Autoritetet daneze pretendojnë se situata është përmirësuar në disa pjesë të Sirisë.
Komisionarja e BE-së për Imigrim në Bashkimin Evropian Ylva Johansson ka shprehur shqetësim për këtë qasje të Danimarkës, e cila vitin e kaluar ka marrë vendim për të rishikuar qindra lejeqëndrime për azilkërkuesit nga Siria.
Qindra protestues kanë protestuar përpara Parlamentit të Danimarkës javën e kaluar për të protestuar vendimin për refuzim të lejeqëndrimeve, duke thënë se Siria nuk është vend i sigurt.
Prej vitit 2019, më shumë se 200 sirianëve nga rajoni i Damaskut u janë tërhequr lejet e qëndrimit në Danimarkë, nga më shumë se 600 raste që janë rishikuar, sipas Shërbimit të Danimarkës për Imigrim.