Duke folur në një konferencë online për media, kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se masat akutale janë vazhduar deri më 3 maj, por shtoi se dyqanet gradualisht do të hapen prej 20 prill, informon foldrejt.com.
Ajo po ashtu tha se nga 4 maji, gradualisht mund të hapen edhe shkollat, kopshtet zoologjike, bibliotekat dhe muzetë. Merkel deklaroi se mbajtja e maskave nuk është vendosur të jetë e detyrueshme, por u rekomandoi qytetarëve që t’i mbajnë ato në mjetet e transportit publik dhe gjatë bërjes pazar.
Sipas saj, hapja e shkollave dhe kopshteve duhet të përparojë hap pas hapi dhe në mënyrë të kujdesshme.
“Fillimisht do të hapen shkollat për nxënësit që janë në klasë të fundit dhe që do të duhet të hyjnë në provime”, theksoi kancelarja gjermane.
Gjithashtu, vendi më guximtar në arsim ka dalur Danimarka, e cila prej dje ka hapur shkollat fillore./Foldrejt.com