Kosova është pajtuar me Danimarkën për huazimin e 300 qelive të burgjeve.
Kjo është konfirmuar këtë të mërkurë nga Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup.
Siç ka thënë ai kjo është duke u bërë me qëllim që të zgjerohen kapacitetet e burgjeve të Danimarkës, raporton Nyhyeder, transmeton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.
“Kemi mungesë të mbi një mijë vendeve në Shërbimin Danez të Burgjeve dhe të Paraburgimit deri më 20205. Jam i lumtur të them se me marrëveshjen e arritur be bashkërisht po e trajtojmë këtë çështje”, është shprehur.
“Ne mes të gjerave të tjera, jemi pajtuar se puna duhet të përfundojë për huazimin e qelive në Kosovë për t’i depërtuar të burgosurit nga vendet e treta. Ne jemi duke i zgjeruar burgjet daneze për periudha afatshkurta dhe afatgjata”, ka thënë Haekkerup ndër të tjera.