Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës Jakob Eleman-Jensen njoftoi sot se qeveria e atij vendi do t’i dhurojë Ukrainës 19 sisteme artilerie të tipit “Cezar” të prodhimit francez.
“Ne folëm me ukrainasit, veçanërisht për sistemet e artilerisë Cezar, dhe jam i lumtur që tani kemi marrë mbështetje të gjerë nga parlamenti danez për t’i dhuruar ata në luftën e Ukrainës për liri”, raporton Reuters Eleman-Jensen, përcjell Fol Drejt.
Në dhjetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi liderëve perëndimorë që takohen në Letoni të dorëzojnë një gamë të gjerë sistemesh armësh, duke përfshirë sistemet e artilerisë Cezar./FolDrejt/