Ministria e Jashtme daneze ka konfirmuar se transferimi i F-16 në Ukrainë do të ndodhë kur të plotësohen kushtet, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Kushtet përfshijnë përzgjedhjen me sukses, testimin dhe trajnimin e personelit ukrainas.
Qeveria holandeze dhe daneze janë gjithashtu të përfshira në një koalicion që po punon për të trajnuar pilotët ukrainas për të drejtuar avionët luftarakë të avancuar.
Ministri danez i Mbrojtjes Jakob Ellemann-Jensen tha të premten se trajnimi i pilotëve ukrainas ka filluar këtë muaj.
Zyrtarët kanë thënë më parë se pilotët ukrainas do të kenë nevojë për gjashtë deri në tetë muaj trajnim.