Ministri danez i Mbrojtjes, Morten Bodskov, njoftoi se Ukrainës i kanë dërguar ndihmë në vlerë 2 miliardë krona të përbërë nga armë dhe pajisje të tjera ushtarake
Danimarka ka kryer një ndihmë ushtarake me vlerë 2 miliardë krona (rreth 290 milionë dollarë) për Ukrainën, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror DR të Danimarkës, ministri danez i Mbrojtjes, Morten Bodskov, njoftoi se Ukrainës i kanë dërguar ndihmë në vlerë 2 miliardë krona të përbërë nga armë dhe pajisje të tjera ushtarake.
Ndërsa Qeveria e Suedisë njoftoi gjithashtu se do të dërgojë një ndihmë të re ushtarake në Ukrainë në kuadrin e fshehtësisë.
Në një deklaratë nga faqja e qeverisë, theksohet se ndaj Ukrainës do të jepet një mbështetje ushtarake e lartë dhe se për shkak të fshehtësisë nuk mund të deklarohet natyra e mbështetjes.
Suedia më parë i ka dërguar Ukrainës, 5 mijë armë antitank AT4, 5 mijë jelekë antiplumb, 5 mijë helmeta ushtarake dhe ushqime të gatshme të mjaftueshme për 135 mijë ushtarë.
Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, në një postim nga llogaria e saj në Twitter më 2 shkurt, kishte njoftuar se ka mbërritur në vend edhe ndihma financiare me 50 milionë dollarë që kanë bërë për ushtrinë e Ukrainës./FolDrejt/