Danimarka e ka pezulluar marrëveshjen për burgjet me Kosovën.
Financimi është problemi kryesor për zbatimin e kësaj marrëveshje.
Sipas mediumit danez Ekstra Bladet, burim i financimi të kësaj marrëveshje është një TVSH që qeveria daneze planifikonte të vendoste për kuturën.
Por, kjo nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme në kuvend, përcjell Klankosova.tv.
Marrëveshja kishte vlerën e 200 milionë eurove që Danimarka do të duhej t’i paguante Kosovës për 10 vjetët e ardhshme.
Sipas marrëveshjes Danimarka, do t’i merrte me qera 300 qeli ku do të silleshin të burgosurit e dënuar me deportim.
Kjo ishte nënshkruar vitin e kaluar nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Nick Haekkerup, tani ish-ministër.
Marrëveshja ishte përcjell me reagime nga shoqatat për të drejtat e njeriut.