Plani u zbulua nga ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Jakob Eleman-Jensen në një intervistë për mediat lokale, përcjell Fol Drejt.
Pas rritjes së tensioneve në rajon që nga fillimi i luftës ruso-ukrainase shkurtin e kaluar, ky vend skandinav kërkon të rrisë numrin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura.
Ministrja vuri në dukje se përfshirja e grave në Forcat e Armatosura do të ndihmojë Danimarkën të përmbushë kërkesat e NATO-s, duke shtuar se prania e tyre do të jetë gjithashtu e dobishme në çdo kuptim.
Aktualisht, gratë daneze mund t’i bashkohen ushtrisë vullnetarisht, ndërsa burrat janë ligjërisht të detyruar të shërbejnë për një maksimum prej katër muajsh nëse thirren përmes një sistemi llotarie.
Njoftimi erdhi pasi Ministria e Mbrojtjes publikoi gjetjet e një rishikimi dy-vjeçar të NATO-s, i cili ngriti shqetësime për dështimin e Danimarkës për të investuar në forcat e saj ushtarake në përputhje me kërkesat gjeostrategjike.
Në fillim të kësaj jave, Danimarka u zotua t’i dhurojë Ukrainës 19 sisteme artilerie të prodhimit francez “Caesar” me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky./FolDrejt/