Danimarka kundërshton pjesëmarrjen e atletëve rusë në Lojërat Olimpike të Parisit vitin e ardhshëm edhe nën një flamur neutral, thotë ministri i saj i Kulturës, sipas agjencisë lokale të lajmeve Ritzau.
Sipas Al Jazeeras, “Është qëndrim zyrtar i Danimarkës që ne nuk duhet të lëkundemi në lidhje me Rusinë”, tha Jakob Engel-Schmidt, transmeton Fol Drejt.
“Linja e qeverisë është e qartë. Rusia duhet të ndalohet nga të gjitha sportet ndërkombëtare për sa kohë që sulmet e saj ndaj Ukrainës vazhdojnë”, tha ai.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi javën e kaluar se atletët nga Rusia mund të lejohen të kualifikohen për Lojërat Olimpike Verore 2024./FolDrejt/