Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës ka paralajmëruar se ka arsye për t’u shqetësuar për veprimet e Rusisë në rajonin e Detit Baltik pas disa rrjedhjeve në tubacionet kryesore të gazit, të cilat liderët evropianë i kanë atribuar “sabotimit”.
“Rusia ka një prani të konsiderueshme ushtarake në rajonin e Detit Baltik dhe ne presim që ata të vazhdojnë sulmet e tyre”, tha Morten Bodskov, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Këto deklarime ai i bëri pas një takimi me Jens Stoltenberg, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, në Bruksel.