Qeveria daneze njoftoi sot se dëshiron të ulë kufirin e moshës për abort pa pëlqimin e prindërve nga 18 në 15.
Ministrja e Barazisë Gjinore Marie Beer njoftoi vendimin e qeverisë për të mbështetur propozimin në ditën e 50-vjetorit të ligjit që u jep grave të drejtën për një abort, raportoi Reuters.
Danimarka ishte ndër vendet e para në Evropën Perëndimore që legalizoi këtë praktikë në vitin 1973, ndërkohë që më parë ishte i nevojshëm miratimi i mjekut për një abort./FolDrejt/