Ndërsa një rrugë për paratë e paligjshme mbyllet, pa kaluar shumë kohë krijohet një tjetër! Shqetësimi i parave të pista po bëhet aq kompleks në Danimarkë saqë kriminelët mund të jenë në gjendje të fshehin transaksionet e tyre të paligjshme.
Pas historisë së Danske Bank në vitin 2018, që u konsiderua si ndoshta skandali më i madh i pastrimit të parave në Europë, autoritetet tani po monitorojnë të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime pagesash.
Ministri danez i biznesit, Rasmus Jarlov, ka thënë për mediat se qëllimi është të mos lejojnë kriminelët të bëjnë hapa para. “Ata janë duke u përpjekur të shfrytëzojnë çdo shteg dhe çdo dobësi të sistemit tonë financiar” shprehet Jarlov.
Danska Bank ka pranuar se shumica prej rreth 230 miliardë dollarësh që kanë rrjedhur nëpërmjet një filiali të vogël në Estoni, mund të kenë qënë para të paligjshme. Kjo është një nga arsyjet pse banka u akuzua si një urë europiane për kriminelët nga Rusia, të cilët qarkullonin paratë e tyre në Perëndim.