Edhe pse asnjë nga dy tubacionet nuk ishte në përdorim në kohën e shpërthimeve, ato ishin të mbushura me gaz dhe flluska ishin të dukshme në sipërfaqen e Detit Baltik që nga e hëna.
Agjencia Daneze e Energjisë njoftoi sot se Nord Stream AG ka njoftuar se është arritur një presion i qëndrueshëm në gazsjellësin e dëmtuar Nord Stream 1 dhe se kjo tregon se rrjedhja e gazit natyror është ndalur, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Javën e kaluar, gjithsej katër rrjedhje u zbuluan në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 në Detin Baltik pranë Danimarkës dhe Suedisë./FolDrejt/