Inflacioni vjetor në Danimarkë, me efektin e rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, u rrit në 6.7 për qind në muajin prill dhe arriti nivelin më të lartë që nga viti 1984.
Instituti Kombëtar i Statistikave të Danimarkës njoftoi të dhënat përfundimtare lidhur me inflacionin në muajin prill, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas kësaj, Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit i cili ishte 5.4 për qind në bazë vjetore në Danimarkë, u rrit në 6.7 për qind në muajin prill dhe arriti nivelin më të lartë që nga viti 1984.
Muajin e kaluar u shënua rritje e “rëndësishme” në çmimet e energjisë elektrike, ushqimeve, karburanteve dhe gazit ndërsa vihet në dukje se inflacioni vjetor në vend arriti nivelin më të lartë që nga viti 1990 me 3.6 për qind në muajin prill nëse përjashtohen çmimet e energjisë dhe ushqimeve të papërpunuara./FolDrejt/