Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes i cili momentalisht është kryetar i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes që të mos rrëshqasë në pozicione fashiste kur merret me serbët e veriut.
Ai, në emisionin Pressing, ka thënë se ka ngjashmëri trajtimi i serbëve të veriut me trajtimin e shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit.
“Problemi në veri nuk mund të trajtohet me përdorimin e forcës dhe fuqisë. Mënyra si e kemi trajtuar problemin e veriut kohëve të fundit dhe serbëve në veri, unë mendoj se ka rrezik dhe ka ngapak ngjashmëri me qysh na ka trajtu neve Millosheviqi”, ka thënë ndër të tjera ish-bashkëpartiaku i Kurtit, Dardan Molliqaj./FolDrejt/