Dardan Mollliqaj ka dorëzuar një kallëzim penal për kryeministrin Kurti.
Ai për këtë është shprehur në Facebook, transhmeton Fol Drejt.
Molliqaj e ka quajtur Kurtin ndër të tjera veteran të rrejshëm.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Kallëzim penal ndaj Albin Kurtit, veteranit të rrejshëm
Sot, së bashku me Dren Kukajn, dorëzuam në Prokurorinë Themelore kallëzimin penal për deklarimin e rrejshëm të Kurtit si veteran i UÇK-së.
Kurti ka dhënë dorëheqje nga UÇK me 2 mars të vitit 1999. Në ndërkohë ligji përkatës definon veteranin si individ i cili ka qenë pjesë e UÇK-së dhe luftës deri në përfundim: qershori, 1999.
Qartazi mund të shihet mashtrimin; Kurti është deklaruar rrejshëm në kundërshtim me ligjin.
Pastrimi i listave të veteranëve ka edhe në një problem tjetër. Pa një proces të definuar për mënyrën sesi do të pastrohen listat e veteranëve çfarëdo deklarimi në lidhje me çështjen është politike, më shumë se praktik, më tepër përpjekje për tjetërsim të historisë së UÇK-së, duke e rishpjeguar atë, sesa zgjidhje e përhershme e këtij problemi, apo tentim i sinqertë për afirmim të vlerave.
Por, për hir të argumentit, po besojmë që listat me vërtetë do të pastrohen. Pa asnjë dyshim, ky proces duhet të nis me veteranin më të madh të rrejshëm në vend: Albin Kurtin.”/FolDrejt/