Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje zyrtare gjatë muajit nëntor.
Përmes një postimi në facebook, Federata ka njoftuar se të dy ndeshjet do të luhen në Kosovë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Me 16 nëntor Kosova do të përballet me Armeninë.
Ndërkohë, 3 ditë më vonë, më 19 nentor do t’i kenë si kundërshtarë Ishujt Faroe.
“Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, e të cilat do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm.” – thuhet në njoftimin e FFK-së./FolDrejt/