Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Darka e gabuar” e LDK-së

Përse aq shumë po tallen me iniciativën e LDK-së «për rrugën pa Kurtin»

2 vjet më parë
in KRYESORE, OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kush e obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës për të kontribuuar në “përshkallëzimin” e situatës në veri dhe për rrjedhojë, “prishjen” e raporteve me miqtë ndërkombëtarë? A është në të vërtetë luftimi i krimit të organizuar dhe grupeve që po orvaten të kryejnë akte terroriste në dëm të sovranitetit të vendit, një veprim që ndihu keqësimin e situatës? Këtyre pyetjeve duhen t’u përgjigjen gazetarët të cilët po çuditen se pse ata janë duke u kritikuar për flirtin e hapur me Lidhjen Demokratike të Kosovës – LDK, e cila, bashkë me një pjesë të opozitës, duket se «e ka humbur rrugën në oborr!»

Nga Imer Topanica

Pyetjeve të shtruara më sipër, do të provojmë t’u përgjigjemi me radhë: së pari, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, te Kapitulli i I, Dispozitat Themelore, në nenin 2, në pikën 2, shkruan qartë që «Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj». Ky nen i harruar nga një pjesë e gazetarëve dhe analistëve, obligon institucionet e vendit që të jenë vigjilente karshi çfarëdo aktiviteti me pretendime për cenim të sovranitetit të shtetit, i çfarëdo forme që të jetë, a të shfaqet ai. Andaj roli i qeverisë dhe institucioneve relevante, duke i përfshirë ato të sigurisë, përcaktohet dhe obligohet nga kushtetuta.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Disa mund të thonë me të drejtë që pikërisht pesha e aktit më të lartë juridik, vihet në krizë, sapo të bëhet fjalë për zonën e veriut të Kosovës. Pavetëdijshëm, kësisoj, ata ia njohin një status quo kësaj pjese të vendit, të cilën e ka dashur prej vitesh Beogradi zyrtar, ndërsa është aprovuar në heshtje edhe nga bashkësia ndërkombëtare, por nuk është pranuar kurrë nga Kosova.

LDK bashkë me gazetarët e analistët politikë, kanë ripërtypur “argumentin” se veprimet e Qeverisë Kurti ishin, përveç të pakoordinuara me aleatët ndërkombëtarë, edhe kontribuuese në aspektin e përshkallëzimit të situatës. Domethënë, përpjekja për funksionalizimin e pushtetit lokal dhe mbrojtjen e  kryetarëve të rinj, pas zgjedhjeve të njohura nga instancat vendore e ndërkombëtare, ka qenë taktikë e gabuar? Arrestimi i Dalibor Spasicit; i N. O (i njohur edhe si ‘Nemac’ dhe ‘Rusi’); i Milun Milenkoviqit – i njohur si ‘Lune’, ishin thjesht, akte kundër krimit të organizuar në veri. Si mund t’i akuzosh autoritetet e Kosovës se po e përkeqësuakan situatën ndërsa ato po e godasin strumbullarin e krimit? Thënë në mënyrë hipotetike, LDK bashkë me këtë pjesë të shoqërisë civile do të kishin plotësisht të drejtë në akuzat e tyre adresuar Kurtit, po qe se këto figurat e mësipërme, nuk të ishin kriminelë.

Por le t’i shqyrtojmë edhe disa argumente të tjera. Për shumë këta njohës të zhvillimeve, rolin për këtë punë e ka KFOR-i dhe jo Policia e Kosovës. E drejtë! Por a s’jemi dëshmitarë që “nën hundën” e KFOR-it, grupet kriminale serbe kanë krijuar deponi armësh, siç e tha së fundmi deputetja Alicia Kearns, se në kishat ortodokse të Kosovës po kontrabandohet armatim nga Serbia.

E keqja është se, një pjesë e tyre ende besojnë në përrallën se serbët e veriut, ishin të integruar. Strukturat paralele pra, që me një akt fatal, u infiltruan në strukturat e sigurisë, duke na e rrezikuar qenësinë e shtetit.

Këto struktura, e këto grupe të sponsorizuara nga Vuçiqi, të cilat e kanë shfrytëzuar këtë zonë të Kosovës, siç e tha avokati serb Ivan Ninic për kultivim të drogës, i kanë shtypur edhe serbët lokalë. Këta të fundit, kanë vuajtur, po aq sa komunitetet e tjera atje, meqë kanë pasur punë me kriminelë.

Siç edhe e dokumenton reportazhi i gjatë i New York Times, këto grupe ushqeheshin nga duart e Vuçiqit, i cili me qejf do t’i aktivizojë, për t’i përmbushur apetitet pro ruse në Ballkan.

Krejt për fund, LDK bashkë me “analistët dhe gazetarët e pavarur”, duhet ta kuptojnë se, në këtë kontekst, ta sulmosh Qeverinë Kurti për veprimet në veri do të thotë t’ia zgjasësh jetëgjatësinë në ekzekutiv. Në të kundërtën, nëse ky subjekt politik do të ngjeshej fort pas qeverisë, duke dëshmuar se sovraniteti i vendit nuk guxon asnjëherë të vihet në diskutim, do ta forconte bindjen se, njëmend, është një alternativë qeverisëse.

Qeverinë Kurti, në realitet, duhet të kritikohet për keq-menaxhim ekonomik, për impotencë në fushën e drejtësisë, për gjendjen kritike të sistemit arsimor, shëndetësor e plot fusha të tjera, por jo për veprimet në veri.

Sidoqoftë, ndoshta “isharetet” ia kemi lexuar gabim. Ndoshta përnjëmend, siç e tha vetë Abdixhiku para disa javësh në një intervistë se, nuk dëshiron të bëhet kryeministër i krizave./FolDrejt/

 

Tags: Imer TopanicaKosoveLDKLumir Abdixhiku
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

“Kurti duhet të takohet me Ramën vetëm nëse së pari mbahet takimi i dy qeverive!”

Lajmi tjetër

VIDEO/ Eksperti i sigurisë: Pse ndalet autoambulanca në mes të rrugës, ku janë mbledhur huliganët serbë?

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM