Fol Drejt
E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË

“Dashnor i dijes e shkencës, i së drejtës e së vërtetës”

3 vjet më parë
in KULTURË
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Hoxhë Hasan Tahsini, një nga personalitetet e shquara të botës shqiptare, i arsimuar dhe i mirëformuar, ndihmoi jo vetëm në përhapjen e diturisë, por edhe në mbrojtjen e atdheut dhe çështjes kombëtare. Emri i tij nuk ka qenë asnjëherë i harruar, përmendej thjesht si njeri i njohur nga bashkëkohësit e shekullit XIX, si dhe është fitues i titujve të ndryshëm. Hoxhë Hasan Tahsini ka dy jetë: jetën e thjeshtë gati asketike, si njeri mes lindjes dhe vdekjes së tij fizike, dhe jetën e librave dhe veprës së tij intelektuale, që nuk i përfill, nuk kufizohet nga kufijtë kohorë. E para është përkohshmëria njerëzore, e dyta pavdekësia e tij. Hoxha Tahsini ishte dijetar i përmbajtjes: i pjekur, i bindur se dija dhe shkenca janë në substancë universale. Ai është vlerësuesi maksimal i shkencave ekzakte si matematika, fizika dhe kimia. Janë shkencat ekzakte dashuria dhe atributi i tij i përkorë.

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Porosit Web Porosit Web

 

Hoxhë Hasan Tahsini (Hasan Osman Rushiti) lindi në fshatin Ninat të Konispolit më 7 prill të vitit 1811 (ekzistojnë edhe versione për lindjen një ose dy vjet më vonë). Shkollën e mesme e mbaroi në Medresenë e Shkodrës, ndërsa të lartën në universitetin e Fatihut në Turqi. Hasan Tahsini është ndër personalitetet më të rëndësishme shkencore e kulturore e botës shqiptare në shekullin XIX, duke i bërë një shërbim të çmuar atdheut, zgjimit dhe forcimit të ndërgjegjes kombëtare, mësimit të gjuhës shqipe, si dhe përhapjes së diturisë në masat e popullit.

 

“Hasan Tahsini ishte nga njerëzit më të mëdhenj që shumë rrallë e me vështirësi i lindin shekujt dhe epokat”, – thotë Sami Frashëri. U bë rektori i parë i Universitetit të Stambollit. Hasan Tahsini jo vetëm që nuk e harroi asnjëherë se ishte shqiptar, përkundrazi gjithnjë printe në çështjen shqiptare kombëtare. Ishte ndër të parët që hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe. Ishte ndër të parët nismëtarë për themelimin e Shoqërisë Kulturore Shqiptare të Stambollit dhe ishte nga të parët në themelimin e Lidhjes së Prizrenit.

Hasan Tahsini, përveçse atdhetar ishte edhe dijetar, mendimtar, përkthyes, poet, shkrimtar e letrar. Sipas burimeve turke, Hasan Tahsini ishte njeriu më i ditur i kohës në Stamboll, jo vetëm në shkencat natyrore, por edhe në ato letrare, filologjike, filozofike, teologjike. Ka shkruar e botuar më shumë se 20 libra shkencorë për astronomi, psikologji, pedagogji, etj. Fillimisht studimet e tij i botoi në revistën shkencore: “Mexhmua-l-Ulum”, themelues i së cilës ishte ai vetë. Duke vlerësuar veprimtarinë e tij krijuese dhe patriotike shteti shqiptar i ka dhënë titullin “Mësues i Popullit” (1961) dhe Urdhrat “Për veprimtari patriotike” të kl. II (1962) dhe “Naim Frashëri”, kl. I (1995).

Të shumtë janë personalitetet e mëdha të historisë, që duket sikur i mbulon pluhuri i harresës. Mirëpo, vjen një ditë dhe rëndësia e figurës së tyre buthton papandehur. I tillë është edhe Hoxha Tahsini, i cili punoi dhe shkroi në epokën kur iluminizmi dhe romantizmi evropian perëndimor krijuan horizonte të reja të perceptimit botëror edhe për emancipimin e popujve të suazës perandorake osmane dhe të Lindjes së Largët. Përmes leximit të veprave të Hoxha Tahsinit, mund të dallosh sa modern dhe i thellë është ai, madje edhe sot, me analizat e tij paraprijëse.

 

 

 

 

Astronomia dhe Kozmogonia, që Hoxha Tahsini i njihte mirë, i zmadhojnë përmasat e mendimit të tij. Interesante janë vëzhgimet dhe mendimet për shkencat linguistike të Antikitetit, të Mesjetës dhe të kohërave moderne. Hoxha Tahsini flet për zanafillat e shkrimit dhe i kushton rëndësi të madhe hartimit të alfabetit dhe shkrimeve fonetike. Krahas Hoxha Tahsinit dhe Sami Frashërit, duhen përmendur edhe Faik Konica e më pas edhe Fan Noli. Të habit fakti që Tahsini i kushton rëndësi parësore botës psikike, botës së mendjes, vullnetit dhe imagjinatës. Të shumta janë edhe shkrimet për shkencat juridike, politikologjinë, të drejtat dhe liritë njerëzore.

Tahsini qe “dashnor i dijes dhe shkencës, i së drejtës dhe së vërtetës”. Samiu thekson: “Çallmën e mbante të shpartalluar, flokët të paprerë për një kohë të gjatë dhe ky njeri në dhomën e tij mbante të varur në mur një thënie në frëngjisht, brenda një kornize: “Për çdo send një vend dhe çdo send në vendin e vet.” Jo se nuk i pëlqente rregulli, por ai ishte në sektin e qenieve më të ditura, në botën e mendimtarëve.

“Hoxha Tahsini, në lëmin e fizikës, astronomisë, matematikës, kimisë e kozmogonisë, qe aq i ditur e i regjur saqë kur fliste për çdo çështje që u përkiste këtyre lëmenjve, asnjëherë nuk kishte nevojë të hapte librin. Ishte shumë i aftë për të thënë në mënyrë të përsosur ato që dinte; çdo gjë që fliste e lidhte me praktikën”, – shprehet Dervish Hima.

 

 

 

 

Hoxha Tahsini, nëpërmjet shkrimeve shkencore, synon të tregojë se vlera individuale e çdo trupi në natyrë dhe rëndësia e tij ndaj trupave të tjerë, përcaktohet në bazë të gjerësisë hapësinore, të cilën ai e përfshin në botën e pafundme. Për rrjedhojë, përfshirja e katër anëve të tokës nga uji dhe ajri, pozicioni i oqeaneve në rruzullin tokësor tregon qartë peshën dhe rëndësinë e këtyre dy substancave të tejdukshme ndaj të tjerave.

 

Hoxha Tahsini është i pari studiues shqiptar që është marrë me hulumtime të mirëfillta edhe në rrafshin e psikologjisë. Një nga veprat e tij të shumta shkencore është “Psikologjia”, botuar në Stamboll në gjuhën osmane, më 1894, 13 vjet pas vdekjes së tij, nga dijetari turk me origjinë shqiptare Nadiri Fevzi. Krahas objektit të psikologjisë, Tahsini trajton edhe lidhjen e saj me shkencat e tjera, veçanërisht me logjikën dhe me filozofinë. Ai e konsideron psikologjinë si “bazë të logjikës” dhe, si rezultat, të përftuar nga hulumtimet në fushën e filozofisë, sikundër thekson se psikologjia dhe filozofia nuk janë një.

Disa vite pas largimit nga detyra e Rektorit të parë të Universitetit të Stambollit, kishte botuar revistën shkencore “Mexhmua-l-Ulum”, në shqip: “Revista shkencore” ose “Përmbledhja e shkencave”. Temat e përzgjedhura nga Hoxha Tahsini janë të larmishme, në qendër të të cilave qëndron shkenca, nisur nga vetë emri i revistës, por nuk mungon ndërthurja e temave fetare.

 

 

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Zelensky: Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO

Lajmi tjetër

Italia përgatitet për luftë? Zbulohet urdhri në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM