Stomatologu i parë shqiptar, H. Hafiz Dr. Hasan Kaduku, ishte edhe hafiz i Kur’anit.
Nga problemet që kishte me dhëmbet e parë ai nuk mund të shqiptonte mirë e qartë shkronjat e Kur’anit dhe dashuria që e kishte Kur’anin e bëri që ai paralelisht me mësimin e Kur’anit të rregullojë edhe dhëmbet, ku u “takua” për herë të parë me profesionin e dentistit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook hoxha nga Shqipëria, Vladimir Kera.
Një hafiz Kurani, mjeku i parë stomatolog shqiptarë.
H. Hafiz Dr. Hasan Kaduku 1865-1948.
Sipas kronikanit Hamdi Bushati, mësuesit e tij kishin vënë re se kishte disa probleme me dhëmbët e parë të cilët i kishin rënë dhe bënin që të mos i shqiptonte qartë shkronjat arabe me “texhvid” (leximi sipas rregullave i Kur’anit), të cilët duan një vokalitet shumë të pastër. Nga dashuria që kishte për Kur’anin, ai vendos fillimisht që paralel me mësimin e Kur’anit, të rregullojë edhe dhëmbët, ku u njoh edhe me profesionin e dentistit, të cilin e dashuroi menjëherë.
Gjergj Fishta i kishte kushtuar Hafiz Hasan Kadukut edhe këto vargje, të cilat tregojnë se ai ishte mjekuar te mjeku i shquar stomatolog:
“Asnjëherë s’jam përkulë
As prej shkjaut e as dhe ukut
Por rri urtë e bahem pulë
Te karrigia e Kadukut” /FolDrejt/