Një grua ka vdekur në dasmën e saj kur një plumb qorr e goditi në kokë.
Mahvash Leghaei, 24 vjeç, u vra në çast kur plumbi kaloi në kokën e saj, duke goditur edhe dy të ftuar të tjerë kur doli nga ana tjetër.
Ajo po martohej në Firuzabad, Iran dhe personi i armatosur besohet të jetë kushëriri i burrit të saj të ri, transmeton rtv21.tv.
36-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke mbajtur ende pushkën e gjuetisë pa leje. Ai është arrestuar më pas.
Koloneli Mehdi Jokar, një zëdhënës i policisë, tha “Ne patëm një thirrje urgjente për të shtëna në një sallë dasmash në qytetin Firuzabad dhe oficerët u dërguan menjëherë.
Zonja Leghaei ishte një punonjëse sociale që ndihmonte përdoruesit e drogës të mposhtnin varësitë e tyre.
Pas incidentit, ajo përfundoi në koma dhe më pas vdiq në spital.
Është ende e paqartë se me çfarë pasojash do të përballet vrasësi i saj, por gjuajtja me armë në dasma, megjithëse e zakonshme, është ende e paligjshme në Iran.
Është zakon në disa pjesë të Ballkanit, Rusisë dhe Lindjes së Mesme që të gjuajnë me armë në festime në ngjarje si dasma./21Media