Në natën e së dielës një përleshje e madhe ka ndodhur mes dy grupeve në bezirkun numër 5 të Vjenës.
Ishte një datëlindje, por pak para orës 23.00 të ditës së shtunë doli krejtësisht nga kontrolli. Mediat austriake si heute.at kanë publikuar edhe një video të zënkës së madhe, ku dëgjohen britma dhe të sharra. Në përleshje shihen edhe femrat.
Sipas medias austrike bëhet fjalë për përleshje mes serbëve dhe shqiptarëve. Ata që festonin kishin bllokuar rrugën e kalimit, kur grupi tjetër dëshironte të kalonte përmes rrugës, menjëherë eskaloi situata, përcjell foldrejt.com.
Në fillim ka pasur vetëm përleshje fizike, kurse më pas ka ardhur edhe deri të gjuajtja e armëve. Por fatmirësisht ngjarja është përmbyllur me tre të plagosur dhe atë jo nga plumbat.
Policia ka arrestuar pjesëmarrësit në konflikt./Foldrejt.com