Daut Haradinaj ka kujtuar sot agresionin që pushtuesi serb ka bërë në fshatin Qyshk të Pejës.
Haradinaj ka thënë se kjo është një nga dëshmitë se sa e shtrenjtë është liria jonë dhe sa mizore ka qenë Serbia ndaj popullit tonë.
“Sot po kujtohen e nderohen të gjithë anëtarët e familjes emblemë të Pejës, familja Lushi e cila i dha vendit tonë 9 anëtarë. Qyshku dhe familjet Lushi, Qeku, Gashi, Kelmendi, Avdylaj, Berisha, Vrënezi, Shala, Dinaj, Mushkolaj, Sharapolli, Krasniqi, i dhanë Kosovës 47 anëtarë të familjeve të tyre.
Po atë ditë në fshatrat Zahaq, Pavlan e Llabjan agresori serb kreu krime të paimagjinueshme me total 107 martirë të rënë në këto 4 fshatra.
Këto janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria jonë dhe sa mizore ka qenë Serbia ndaj popullit tonë” shkruan Daut Haradinaj në Facebook.