Ish-deputeti i AAK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Daut Haradinaj, tha se në kohën kur Radojiçiqi është prituar nga Ramush Haradinaj, nuk ka pasur akuzë e as s’ka qenë në listë të zezë të SHBA-së.
“Dallimin duhet me bo se Radojiçiq nuk ka qenë i akuzuar, as në listë të zezë. Unë nuk qes lot krokodili për Oliver Ivanoviqin, ai ka qenë një kriminel lufte që i ka vra shqiptarët në Mitrovicë, gra, fëmijë e pleq. Dhe unë nuk shkoj si Albin Kurti me vajtu për të, me thanë ai ka qenë lideri historik e ka kqyr me zhvillu Kosovën”, tha ai në emisionin Pressing.
“Radojiçiq në momentin që i është ngrituar aktakuza, ai për mua është një njeri i akuzuar. Ai ka qenë nënkryetar i Listës Sërbe, që Kurti e ka pas në koalicion. Bile e kemi dëgju shefen e Grupit kur s’len gjë të zezë pa folë, kur shkëmbejnë me Radojicicin, edhe mas kohës kur ai është i akuzuar dhe në listën e zezë. Pra ka dallim shumë të madh”, tha Haradinaj.