Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se janë njëzëri në parti sa i përket pasojave që shpërfaqë draft-statuti.
Haradinaj theksoi se Kosova e pavarësisë nuk do ta ketë formatin e njëjtë as kushtetues e as ligjzbatues.
“Njëzëri për pasojat e ASK që tashmë Kryeministri Kurti e ka pranuar, kjo si derivat i tij, që me vite refuzoi që Kosova vet ta krijojë ketë statut.
Tash të shohim, por Kosova e 17 shkurtit të 2008, nuk do ta ketë formatin e njëjtë, as kushtetues e as ligjzbatues nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar”, shkroi ai.