Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sërish ka komentuar idenë e Thaçit për ndryshimin e kufijve.
Haradinaj që është shprehur gjithmonë kundër kësaj ideje, ka thënë se dikush po i fryn zjarrit, duke e krahasuar këtë akt me një thënie të popullit.
“Kur flasim për ndryshim t’kufijve duhet pasur kujdes se kjo i bie që dikush po i fryn zjarrit.
Apo ndoshta është ajo shprehja “Ujku do mjegull” shkruan Haradinaj në Facebook.