Edhepse me vendim të Këshillit Komunal Diber më datë 10.12.2018 zgjidhet ushtrues detyre Kryetar Komune z. Eugjen Cami deri në zgjedhjet e ardhshme të kryetarit të ri në 21 prill, sot (e enjte) në ora 11.00 në ambientet e komunës Dibër do mbahet edhe një seancë votëbesimi.
Koalicioni BDI-LSDM duket tepër i pakënaqur që nuk (do) kontrollojë komunën e Dibrës sëpaku deri në zgjedhjet e ardhshme që janë pas rreth dy muajsh dhe po merr disa iniciativa për shkarkimin e kryetarit të tanishëm Cami.
Sipas informacioneve që disponon foldrejt.com, në seancën e sotme këshilltarët e BDI (5) janë bërë sëbashku me këshilltarët e LSDM (2) dhe duke bindur këshilltarin e PEI (1) me favor të një punësimi, tashmë janë kthyer në shumicë kundrejt shtatë këshilltarëve që disponon BESA (2) OBRM (2) dhe ASH (3).
Si i nominuar nga BDI për kryetar të përkohshëm të Dibrës pritet të jetë doktori Hekuran Duka./Foldrejt.com