Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport ka thënë se ky institucion ka mirëpritur vendimin e institucioneve të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve në komunat veriore, shkruan Fol Drejt.
Davenport shkroi në Twitter se mirëpret vendimin e presidentes Osmani dhe të liderëve të partive politike për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe ato për asambletë komunale në veri të Kosovës.
Ai shtoi se të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në dialog. /FolDrejt/