Për herë të tretë në karrierën e tij, futbollisti austriak i vitit është i njëjti njeri. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Real Madridit, David Alaba…
Alaba mundi Marko Arnautovicin nga Bolonja, Konrad Laimer nga Leipzig dhe Gernot Trauner ngaFeyenoord Rotterdam në përzgjedhjen e agjencisë austriake të lajmeve APA.
“Më bën shumë të lumtur dhe është shumë e rëndësishme për mua personalisht ”, tha futbollisti 30-vjeçar i cili ka lindur në Vjenë nga një baba nigerian dhe nga një nënë filipinase.
Sezonin e kaluar ai fitoi Champions League dhe kampionatin spanjoll me Real Madridin.
Nga viti 2008 deri në vitin e kaluar, ai ishte anëtar i klubit të divizionit të parë gjerman Bayern Munich.
Në total, ai mori 58 pikë në përzgjedhje, ndërsa Arnautoviç 16 pikë në vendin e dytë. Vendi i tretë u nda nga Laimer dhe Trauner, të cilët morën nga shtatë pikë./FolDrejt/