Në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, aktivistët e klimës protestuan sot në atë qytet zviceran kundër kompanive të mëdha të naftës dhe rolit të tyre në largimin e vëmendjes nga debati global mbi ndryshimet klimatike.
Aktivistët thonë se kompanitë kryesore të naftës si BP, Chevron dhe Saudi Aramco po “rrëmbejnë debatin” mbi ndryshimet klimatike, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Përfaqësuesit e kompanive më të mëdha të naftës janë në mesin e 1500 liderëve të biznesit nga e gjithë bota që mblidhen çdo vit në samitin e Davos-it ku, ndër të tjera, diskutojnë kërcënimet globale, përfshirë ndryshimet klimatike./FolDrejt/