Ai shtoi se nuk donte të takohej me ndërmjetës, por vetëm me presidentin Putin nëse tema ishte fundi i luftës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar sot se takimi me presidentin rus Vladimir Putin është i mundur vetëm nëse në rend dite është çështja e përfundimit të luftës, transmeton Fol Drejt.
“Ata kanë një strukturë të tillë vendimmarrëse saqë vendimet nuk mund të merren pa të. Të gjitha institucionet janë të bashkuara me vendimin e presidentit. Pa të, nuk do të ketë vendim për t’i dhënë fund luftës,” tha Zelenski, duke iu përgjigjur pyetjeve përmes lidhjes video në një forum në Davos./FolDrejt/