Manchester City është përjashtuar nga garat evropiane për dy vitet e ardhshme.
E ardhmja e De Bruyne është e lidhur me atë të Manchester Cityt nëse do luaj në Champions League, ose jo, kjo është ajo që tha Kevin De Bruyne në një intervistë të fundit.
Klubi na ka thënë që ata do të apelojnë kundër ndalimit të futbollit evropian dhe se ata janë pothuajse 100 përqind të sigurt se kanë të drejtë, “i tha De Bruyne gazetës belge Het Laatste Nieuws.
Unë thjesht po pres. Unë i besoj ekipit tim. Pasi të merret vendimi, unë do të rishikoj gjithçka. Dy vjet do të ishin të gjata, në rast se do ishte e një vit, atëherë do ishte me ndryshe.
Champions është gara më e mira dhe unë kam nevojë edhe për atë.
Përfaqësuesi belg nuk do ta bazojë vendimin e tij në të ardhmen bazuar në atë që vendos menaxheri i tij aktual.
“Unë nuk do të lejoj vendimin tim të varet nga ajo që Pep po bën,” shtoi ai. “Sigurisht që unë kam punuar tashmë me trajnerë të tjerë dhe kur Pep largohet, unë duhet të vazhdoj të punoj me dikë tjetër. Por unë nuk po i kushtoj shumë vëmendje kësaj gjeje për momentin. Ka gjëra më të rëndësishme.”//FolDrejt