Manchester City arriti të fitonte me “poker” ndaj Wolves, teksa triumfoi me shifrat 5-1. Një fitore shumë e rëndësishëm në garën për titullin kampion, pasi tashmë janë 3 pikë më shumë se Liverpool.
Në këtë takim një nga protagonistët ishte padiskutim Kevin de Bruyne, i cili arriti të shënonte 4 gola, ndërsa e çon numrin e golave në këtë sezon në 15-të.
Në pjesën e parë i mjaftuan 24 minuta lojë për të ndëshkuar tre herë Wolves, duke regjistruar tripletën e tretë më të shpejtë në historinë e Premier League pas Sadio Mane të Liverpoolit kundër Aston Villa në 2016 (16 minuta) dhe Dwight Yorke të United ndaj Arsenalit në vitin 2001 (22 minuta).
“Është gjithmonë emocion i veçantë të shënosh katër gola, por duhet të bëja pesë, edhe një më shumë! E kontrolluam shumë mirë ndeshjen, Wolves u përpoq vetëm të mbrohej, mund të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë”, deklaroi 30-vjeçari, i cili iu rikthye edhe njëherë eliminimit kundër Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions League.
“Ishin pesë minuta të çmendura, e kam të vështirë t’i shpjegoj. Nuk është se luajtëm keq, ishin pesë minuta që nuk mund t’i shpjegoj dot si futbollist. E humba kontrollin kur isha në pankinë. Tronditje e madhe, ti përjeton një ndjenjë aspak të mirë, por çfarë ndodhi, ndodhi! Ka kaluar”, theksoi De Bruyne./FolDrejt/
3 – Manchester City are only the third side to see two players score 4+ goals in a Premier League game in a single season (Gabriel Jesus, Kevin De Bruyne), after Man Utd in 1999-00 (Andy Cole, Ole Gunnar Solskjaer) and Spurs in 2009-10 (Robbie Keane, Jermain Defoe). Clinical. pic.twitter.com/dVrgDfc1Sc
— OptaJoe (@OptaJoe) May 11, 2022