Kevin De Bruyne mund të jetë infektuar me Covid-19 gjatë karantinës bashkë me familjen e tij.
Vetë mesfushori bleg i Manchester City e ka zbuluar këtë në një intervistë për “Sky Sports UK”.
“Në fillim të izolimit, familja ime ishte sëmurë për 8 ose 9 ditë. Nisi me djalin tim më të vogël. Pastaj u sëmur djali i madh dhe më pas bashkëshortja ime. Por nuk e di me siguri nëse ishte Coronavirus. Për fat të mirë e kaluam dhe 2-3 javët e fundit kanë qënë të mira. Po gjejmë rutinën dhe gjithçka po shkon mirë”, ka thënë De Bruyne.