David De Gea me shumë gjasa nuk do të jetë më anëtar i Manchester United nga vera e vitit 2023.
Kontrata e portierit spanjoll skadon në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit e Djajve nuk duan ta zgjasin atë. Pas largimit të Cristiano Ronaldos, De Gea është aktualisht lojtari më i paguar i United.
Si zëvendësues për 32-vjeçarin De Gea, Manchester sheh Henderson, i cili mbrohet shkëlqyeshëm si huazim në Nottingham, dhe Costa, portieri i Porto dhe Sommer nga Borussia Monchengladbach janë gjithashtu opsione.
De Gea mbërriti në Mançester në vitin 2011 për 25 milionë euro nga Atletico Madrid.
Prej vitesh ai konsiderohej si një nga portierët më të mirë në ishull, por vitet e fundit forma e tij ka luhatur dhe kjo është arsyeja që United dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij dhe të rrisë buxhetin për të sjellë përforcime./FolDrejt/