Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka zbuluar se Frenkie De Jong mund të qëndrojë në Barcelonë mes thashethemeve që e lidhin atë me klube evropiane si Manchester United, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Raportet nga Anglia kishin sugjeruar se Erik ten Hag ende e konsideron mesfushorin holandez një prioritet, por De Jong ka treguar se ai do të vazhdojë me klubin katalanas.
Mesfushori 25-vjeçar deklaroi se shpreson të qëndrojë në Spanjë dhe të ketë sukses me Barcelonën. /FolDrejt/