Frenkie de Jong e ka refuzuar Manchester United në favor të qëndrimit të tij te Barcelona, sipas raportimeve nga Sport.
Kjo faqe ka raportuar që mesfushori holandez dëshiron që të mbetet në Camp Nou dhe nuk është i interesuar të kalojë në Old Trafford.
Përpos Djajve të Kuq, interesim për ish-lojtarin e Ajaksit ka shfaqur edhe Chelsea, mirëpo ai do që të mbetet në Spanjë.
De Jong po del shumë i shtrenjtë për ta mbajtur katalunasit e zhytur në borxhe, andaj mbetet të shihet se si do të shkojë situata e tij në këtë afat kalimtar veror.