Prej ditësh është përfolur se Manchester United është shumë afër transferimit të lojtarit të Barcelonës, Frenkie de Jong.
Holandezi është një dëshirë e madhe e teknikut të djajve, Erik ten Hag, i cili kërkon që ta ketë nënurdhrat e tij në Premier League.
Në lidhje me mundësinë e largimit të De Jong nga “Camp Nou” ka folur presidenti i katalanasve, Joan Laporta, i cili ishte i prerë në përgjigjen e tij.
“Frenkie de Jong është lojtar i Barçës dhe ne nuk e kemi për shitje”, ishin fjalët e numrit një të blaugranave, duke iu mbyllur derën United./f.a/abcnews.al