Charles De Ketelaere i ka dhënë lamtumirën Bruges-it përmes rrjeteve sociale, shkruan Fol Drejt.
Nërsa pret që nënshkrimi i tij për Milanin të zyrtarizohet sonte ose nesër, ai u është drejtuar fansave me këto fjalë:
“Dua të falënderoj Club Bruges që më dha mundësinë që kur isha fëmijë të bëj pjesë në radhët e tyre duke bërë realitet ëndrrat e mia, që më keni trajnuar si lojtar profesionist. Faleminderit shumë për gjithçka,” shkruan De Ketelaere.
Pritet që ditën e nesërme lojtari të kryejë vizitat mjekësore te klubi i Milanit dhe pas nënshkrimi i kontratës dhe prezantimi.
I want to thank Club Bruges for giving me the opportunity since I was a child to belong to their ranks, for making my dreams come true, for having trained me as a professional player. Thank you so much for everything.💙🖤 pic.twitter.com/ikoQDAcOuk
— Charles De Ketelaere (@C_De_Ketelaere) August 1, 2022