Chelsea pritet të ketë ndryshime të mëdha edicionin e ardhshëm, sidomos në repartin e mbrojtjes.
Gjiganti anglez ka mbetur pa mbrojtës të shquar si Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen të cilët janë larguar si futbollistë të lirë nga Stamford Bridges.
Por duke parë zbrazëtinë që kanë lënë dyshja e larguar, Chelsea po tenton të përforcohet gjatë afatit kalimtar veror në këtë repart.
Dëshira kryesore e trajnerit Thomas Tuchel për repartin defensivë është holandezi Matthijs de Ligt.
Qendërmbrojtësi i Juventusit vlen rreth 80 milionë euro, para që Chelsea është gati t’i shpenzojë vetëm e vetëm ta ketë në radhët e veta yllin holandez.
Vet lojtari thuhet se ka pranuar një transferim në Angli dhe dy klubet janë në bisedime për të gjetur marrëveshje.
Përveç De Ligt, Chelsea synon të përforcohet në mbrojtje edhe me Jules Kounde nga Sevilla./FolDrejt/