Lojtari i Kombëtarës së Argjentinës, Rodrigo De Paul është shumë pranë largimit prej Atletico Madrid, ani pse ka një kontratë deri në vitin 2026.
Prej nëntë ndeshjeve sa ka luajtur ekipi gjithsej, De Paul ka qenë titullar në vetëm katër prej tyre.
Sipas të përditshmes “Marca”, është një pushim total mes argjentinasit dhe Diego Simeones dhe tashmë në janar De Paul mund të paketojë valixhet.
Ndërkaq, është Juventus ekipi që i është vënë në gjurmët e mesfushorit./FolDrejt/