Stefan de Vrij ka arritur marrëveshje me Interin për vazhdimin e kontratës, sipas së cilës ai do të qëndrojë në klub deri në verën e vitit 2025, njoftoi Fabrizio Romano.
Holandezi me eksperiencë bëri 38 paraqitje këtë sezon. Kontrata e tij sapo ka skaduar, por atij i mbeten edhe dy vite të tjera, transmeton Fol Drejt.