Portieri i Manchester United, Dean Henderson, ka impresionuar si i huazuar në Nottingham Forest këtë sezon, por me atë vend shumë të rëndësishëm numër 1 në Old Trafford që ende duket i pakapshëm për 26-vjeçarin, ai është lidhur me një lëvizje te Aston Villa e Unai Emery, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sipas Team Talk, Villans janë të interesuar për një lëvizje prej 30 milionë funteh për portierin, me fituesin e Kupës së Botës të Argjentinës, Emiliano Martinez që përflitet se do të largohet këtë verë. /FolDrejt/