Filloi debati publik për ndryshimet kushtetuese në Republikën e Maqedonisë. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se është i hapur për çdo sugjerim që do të përmirësonte projekt-amendamentet, megjithatë, gjithçka duhet t’i përmbahet parimeve të marrëveshjes së Prespës. Zaev tha se shpreson që kjo çështje të finalizohet.
“Ne kemi përsëritur dhe do të vazhdojmë të ritheksojmë rëndësinë, guximin dhe faktin që deputetët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë mundësi historike”, tha Zaev.
Sipas tij, të gjithë qytetarët duhet të përfshihen në debat me qëllim që të ndihmojnë vendin të ecë përpara në rrugën e integrimit të saj në NATO dhe në BE.
Profesori Lubomir Frçkoski tha se projekt-ndryshimet nuk kërcënojnë shtetësinë dhe se ato janë të pranueshme në aspektin e çështjes së identitetit. Profesori Vlado Popovski rekomandon që preambula t’i trajtojë shqiptarët si qytetarë që kanë kontribuar në themelimin e shtetit dhe jo si një grup etnik i veçantë.
Profesori Blerim Reka ka ngritur dyshime rreth kërcënimeve me të cilat ballafaqohet procesi në rast se deputetët e dëbuar nga VMRO-DPMNE-ja nuk u jepet amnisti.
Debati rreth amendamenteve kushtetuese vazhdon, ndërsa marrëveshja e Prespës pritet të finalizohet në Parlament deri më 20 janar. Nëse kjo marrëveshje finalizohet, atëherë vendi do të ndryshojë emrin e vet në “Republika e Maqedonisë Veriore”. /ibna.