Antonio Costa njoftoi se fokusi i tij në Këshillin e ardhshëm Evropian do të jetë të fitojë një angazhim të qartë për të mbështetur dhe ndërtuar një platformë afatgjatë për rimëkëmbjen e Ukrainës.
Kryeministri portugez Antonio Costa paralajmëroi sot se debati për kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian mund të krijojë ndarje të brendshme dhe “pritje të rreme”, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.
“Mbështetja më e mirë që Bashkimi Evropian mund t’i japë Ukrainës është ruajtja e unitetit të saj,” tha Costa./FolDrejt/