Debati që u zhvillua pas iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 11-a të Ligjit për amnisti edhe krahas përplasjeve ndërpartiake dhe interpretimit nga ana e ekspertëve juridik, në opinion është hapur edhe çështja për përgjegjësinë e ish presidentit Gjorge Ivanov për amnistitë e shqiptuara në vitin 2016 ndaj pesëdhjetë personave të cilët ishin përfshirë në akuzat dhe hetimet në lëndët që i nisi PSP.
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska e cila kërkoi interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për amnisti që të pengohet vendimi eventual i Gjykatës Kushtetuese me çka do të hapej mundësia të kthehen në fuqi amnistitë e Ivanovit, konsideron se ish presidenti ka vepruar në mënyrë joligjore.
“Komisioni Ligjvënës juridik e ka konfirmuar atë që kemi theksuar edhe në momentin kur e ngritëm interpelancën për Ivanovin- nenin 11 të atij që i themelonte faljet nuk ekziston në sistemin juridik. Tani ai është dokument zyrtar i cili konfirmon se faljet e Ivanovit janë joligjore. Ndërsa akte joligjore nuk mund të kenë veprim juridik. Në mënyrë shtesë dokumenti parlamentar tregon se Ivanovi ka vepruar joligjërisht me “tentimin për të falur”. Kërkesa për interpretimin autentik e ka arritur qëllimin”, ka shkruar Deskoska në profilin e saj në Fejsbuk.
Faljet e Ivanovit janë vepër penale që nuk vjetërsohet dhe duhet të kërkohet përgjegjësi, thekson nga ana tjetër, profesorja universitare, Besa Arifi.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nëse Gjykata Kushtetuese e heq ose anulon nenin 11-a të Ligjit për amnisti, ajo nuk do të ndikojë në faljen, pasi në Komisionin Ligjvënës- juridik vërtetoi se ata janë të pavlefshme.
“Para Gjykatës Kushtetuese është neni 11-a, ndërsa interpretimi autentik është për nenin 11. Nëse Gjykata Kushtetuese e heq ose anulon nenin 11-a, ajo nuk do të ndikojë në faljen, pasi dje Kuvendi konfirmoi se ato janë të pavlefshme, ose dhënë nenit joekzistues dhe janë të pavlefshme që nga momenti i dhënies”, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Raportit të Komisionit Ligjvënës- juridik.
Edhe kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë konform vendimit të Komisionit Ligjvënës juridik për nenin 11 të Ligjit për amnisti.
“Kjo flet se që atëherë nuk ka ekzistuar neni 11 në të cilin thirret në ish presidenti Ivanov që ta përcaktojë faljen. Kjo edhe një herë vërteton se vetë falja nuk ka qenë ligjore. Pas saj ajo nuk është anuluar ligjërisht. Mosekzistimi i nenit 11 dhe nenit 11-a nga viti 2009 është qëndrim i qartë i Shtëpisë legjislative, ai është Kuvendi se e drejta e faljes, anulimit dhe miratimit nuk ekziston”, ka thënë Zaev.
Opozitarja VMRO-DPMNE konsideron se Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi nuk mund të marrin rolin e Gjykatës Kushtetuese. Tha se gati një javë qeveria e Zaevit të amnistuar e joshë opinionin me temë të sajuar që kishte për qëllim të mbulojë mossukseset e tyre në ekonomi, korrupsion, gjyqësi, mjedis jetësor, shëndetësi.
“Pse është epilogu i këtillë i LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit, pasi në moment të fundit u bënë të vetëdijshëm se opozita nuk do të sillet në mënyrë që do t’i mundësojë ata të kenë justifikime, pasi kuptuan se nëse Komisioni dhe Kuvendi sjellin mendim autentik dhe interpretim se neni 11 i Ligjit për amnisti nuk ekziston, ai me automatizëm do të duhet të bëhet pjesë përbërëse, ose të fshihet nga Ligji për falje e vitit 1993 e këndej”, ka thënë Milloshoski.
Ai ka propozuar që Gjykata Kushtetuese për Ligjin për amnisti të kërkojë mendim nga Komisioni i Venecias.